Në kuadër të projektit “Monitorimi dhe vlerësimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Gykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Strukturës së Posaçme SPAK”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi seminarin “Qasja Strategjike në Komunikimin me Publikun”. Seminari u organizua në bashkëpunim më Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili është në proces hartimi të Strategjisë së Komunikimit të institucionit.   Seminari kishte si qëllim dhënien e njohurive mbi komunikimin strategjik, zhvillimin dhe formulimin e Strategjisë së Komunikimit, si dhe identifikimin e nevojave për mbështetje të mëtejshme në proceset vijuese. Seminari u zhvillua në ambjentet e Polit të Drejtësisë me pjesëmarrje të anëtarëve…
Pandemia globale Covid-19, ashtu si në vendet me një demokraci të konsoliduar, krijoi një sërë vonesash dhe vështirësish në sistemin e drejtësisë në vendin tonë, duke sjellë pengesa në të drejtën e aksesit të qytetarëve në organet e sistemit gjyqësor. Gjatë kësaj periudhe, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim të projektit “Të drejtat e personave të privuar nga liria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore”, të mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine ka monitoruar në mënyrë proaktive mediat, faqet zyrtare të institucioneve të sistemit të drejtësisë, si dhe ka grumbulluar informacion nëpërmjet korrespondencave zyrtare të shkëmbyera me këto institucione. Në fokus të këtij raporti të pjesshëm monitorimi janë veprimtaria e disa institucioneve të sistemit të drejtësisë, përkatësisht e Prokurorit…
Marte, 02 Qershor 2020 14:25

CSDG: SPAK Monitor nr.8, Mars - Maj 2020

Rreth gjashtë muaj nga fillimi i veprimtarisë të organeve të hetimit dhe gjykimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore vazhdon të jetë ende një proces i papërfunduar. Kufizimet e vendosura si rezultat i pandemisë Covid-19 në fillim të muajit mars 2020 shtynë edhe më tej në kohë finalizimin e disa prej hapave të ndërmarrë. Pavarësisht këtyre faktorëve, Gjykatat dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zhvilluar aktivitetin në ushtrim të kompetencave të parashikuara. Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e…
Numrin i 7 (shtatë) i SPAK Monitor i dedikohet sfidave në drejtim të ngritjes kapaciteteve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe mbarvajtjes në drejtim të funksionimit të Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKKO). Megjithë ecurinë e deritanishme të këtyre proceseve, ndërlidhja ndërmjet tyre thekson rëndësinë e koordinimit të të gjitha hapave ligjorë për ngritjen funksionale të SPAK. Gjithashtu, roli dhe kompetencat e prokurorëve, drejtuesve, por edhe punonjësve në këto institucione konsiderohen thelbësore për organizim efiçent dhe të plotë të të gjithë strukturës së institucionit. Edhe përzgjedhja e kryetarit, kancelarit dhe stafit administrativ të Gjykatave KKKO, përbën një proces po kaq të rëndësishëm për funksionimin e këtyre organeve. Kalimi me sukses…
Në numrin 6 (gjashtë) të SPAK Monitor trajtohet procesi i ngritjes në detyrë dhe emërimit të 8 prokurorëve të parë të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky numër fokusohet edhe në procesin e aplikimeve për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme si edhe pozicionin e Drejtorit dhe hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në kohën kur krijimi i injëkohshëm i Gjykatave të Posaçme KKKO dhe SPAK përbën gjithashtu një nga fazat më të rëndësishme, në këtë numër të SPAK Monitor përshkruhen masat e ndërmarra nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Krimeve të Rënda (të dyja shkallët) sa i përket inventarizimit të dosjeve, të cilat do ti kalojnë për kompetencë institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe…
Enjte, 05 Shtator 2019 11:26

CSDG: SPAK Info nr. 11 – Gusht 2019

Me përfundimin e procesit të intervistimit dhe miratimin e listës me 15 kandidatët për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë muajit korrik ka përshpejtuar zhvillimin e seancave dëgjimore dhe marrjen e vendimeve për këto kandidatë. KPK ka dhënë vendimet për 66% të prokurorëve të renditur nga KLP për ngritje në detyrë në Prokurorinë e Posaçme. I rëndësishëm është fakti që Komisioni ka konfirmuar në detyrë të 10 prokurorët, të cilët janë paraqitur gjatë seancave dëgjimore. Deri tani asnjë nga prokurorët kandidatë për ngritje në detyrë në Prokurorinë e Posaçme, të cilët janë paraqitur përpara Komisionit nuk është shkarkuar, ndërkohë që për 5 kandidatët e tjerë vetting-u ende nuk ka…
Numri i pestë i SPAK Monitor (Qershor 2019-Gusht 2019) trajton ecurinë e procesit të rivlerësimit për prokurorët dhe gjyqtarët kandidatë në Prokurorinë dhe Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pjesë e rëndësishme e këtij numri i dedikohet edhe përmbylljes së hapave ligjorë të ndjekur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në drejtim të vlerësimit të aftësive profesionale dhe renditjes së 15 kandidatëve për ngirjte në detyrë në Prokurorinë e Posaçme. Ky numër sjell në vëmendje gjithashtu edhe aspekte thelbësore në drejtim të ngritjes së Gjykatave të Posaçme KKKO, duke përfshirë, marrjen e masave organizative, hartimin e Strategjisë për Buxhetin, ridimesionimin e sistemit të sigurisë dhe aftësimin e teknologjisë për servarat, rregjistrat si dhe emërtesat dhe togat e…
Hene, 15 Korrik 2019 11:25

CSDG: SPAK Info nr. 10 – Korrik 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi gjatë muajit korrik 2019 intervistimin e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. 22 kandidatët u ndanë sipas një rendi emëror në përputhje me kalendarin e intervistave, ndërkohë që ky proces zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të misioneve EURALIUS dhe OPDAT. Intervistat u regjistruan nga komisioni me audio dhe video me qëllim vënien në dispozicion të të intervistuarve për çdo ankimim të mundshëm. KLP publikoi në faqen e Këshillit intervistat e kandidatëve për SPAK vetëm në pjesën e prezantimit të shprehjes së interesit motivacionit të kandidatëve për të qenë pjesë e strukturës së SPAK. Në të njëjtën kohë, procesi i intervistave të kandidatëve nuk ka kaluar pa vështirësi, të cilat kanë…
Djele, 30 Qershor 2019 11:23

CSDG: SPAK Info nr.9 – Qershor 2019

Duke filluar nga muaji prill 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka realizuar vlerësimin e aftësive profesionale për kandidatët për prokurorë të posaçëm duke e përmbyllur këtë proces gjatë muajit qershor 2019.Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë 10 prokurorë dhe ka shkarkuar 1 prej tyre duke sjellë vazhdimin e garës për 22 kandidatë. Ndërkohë, gjatë muajve në vijim priten të zhvillohen seancat dëgjimore për 12 prokurorët e tjerë.Edhe në rastin e gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda, pjesa më e madhe e të cilëve kanë pranuar të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, KPK ka përshpejtuar procedurat për zhvillimin e seancave dëgjimore me gjyqtarë të…
Merkure, 05 Qershor 2019 11:18

CSDG: SPAK Info nr.8 – Qershor 2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nisi në fund të muajit dhjetor 2018 procedurat për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda pranë Gjykatave të Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me qëllim për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve kryesore për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga të dhënat e prezantuara në Raportin Vjetor për vitin 2018, KLGJ ka publikuan numrin e gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, të cilët së bashku me familjarët e afërt të tyre kanë pranuar të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. Të gjithë gjyqtarët (14) e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda  kanë pranuar të japin…