Neni 147/d i Kushtetutës përcakton se misioni i ILD është të verifikojë ankesat, të hetojë shkeljet disiplinore dhe të fillojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.