Reforma në Drejtësi dhe Korrupsioni

Vlerëso këtë artikull
(1 Vote)

Korrupsioni, si shkaktuesi kryesor i degradimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, është një ndër problemet kryesore që reforma në drejtësi synon të zgjidhë.

Si do të luftohet korrupsioni? Pse lufta ndaj korrupsionit do të jetë efektive? Reforma në drejtësi synon të çrrënjosë këtë ‘ves’ të drejtësisë shqiptare duke themeluar institucione të reja, të pavarura dhe të mirë-balancuara që do të mundësojnë luftën kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë dhe në mbarë vendin.

Njihuni me statistikat që ilustrojnë nivelet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, dhe masat e reja që do të prezantohen për të rritur shkallën e kontrollit e për rrjedhojë integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, më qëllim rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë. Kjo video synon të hedhë dritë mbi disa nga çështjet e mësipërme.

Media

Lexuar 275 herë