Ndihma juridike e garantuar nga shteti

Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Edhe pse ligji për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti është miratuar që prej 1 qershorit 2018, ky shërbim ende nuk ofrohet nga të gjitha institucionet shtetërore. Për vitin 2020, vetëm 48 milionë lekë janë akorduar për ofrimin e ndihmës juridike në rang kombëtar, fond i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha shpenzimet gjyqësore, çka e bën të pamundur zbatimin e ligjit. 

Si mund të ndryshojë kjo situatë:

  • Bëhu edhe ti një zë aktiv në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje
  • Ofro kontributin tënd për të ndihmuar shtresat më në nevojë
  •  Luaj rolin tënd për të mundësuar aksesin në drejtësi

 

Kjo nismë zbatohet nga Qendra Europiane, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Media

Lexuar 308 herë