Nëse ke patur përvojë negative dhe je ndeshur me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, është momenti të kontribuosh në procesin e Vettingut. Pjesëmarrja juaj, e të gjithë qytetarëve në këtë proces është e rëndësishme. Ndaj bëhu pjesë e ndryshimit që kërkon në drejtësi. Denonco! Video ndërgjegjësuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.