ISP - STUDENTËT DHE REFORMA NË DREJTËSI

Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Takimet e Institutit të Studimeve Politike me grupet e studentëve në universitete publike e private treguan se për shumicën e tyre reforma në drejtësi nuk ka arritur ende të kuptohet e njihet në thelbin dhe thellësinë e saj. Ata informohen më shumë për reformën përmes mediave dhe debateve politike sesa përmes programeve mësimore, aktiviteteve profesionale dhe rrjeteve studentore.

Studentët tregojnë interes të madh për ta njohur reformën dhe për tu bërë pjesë e saj. Ata duan më shumë informacion dhe më shumë praktika, më shumë literaturë dhe më shumë transparencë, më shumë pjesëmarrje dhe më shumë debate profesionale.

Materiali është realizuar nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com.al) në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” Mbështetur nga programi i ligjit, OSFA.

Media

Lexuar 118 herë