Duke vlerësuar rëndësinë e transparencës dhe informimit të opinionit publik mbi reformën në drejtësi, KShH dhe ISP kanë hartuar përkatësisht dy studime: - një studim për matjen e vazhdueshme dhe raportimin periodik të cilësisë së debatit dhe të raportimit mbi dhe për reformën në drejtësi tek mediat kryesore vizive, të shkruara dhe atyre online; monitorimi i ligjërimit publik të aktorëve kryesorë politikë si dhe të aktorëve të vetë sistemit të drejtësisë në raport me reformën në drejtësi dhe ecurinë e saj, si dhe;- një studim për monitorimin e cilësisë së vendimmarrjes së organeve të vetting-ut nga janari deri në tetor të vitit 2018, standartet dhe qartësia e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimmarrja mbi kriterin e pasurisë dhe…
Në kuadër të projektit “Infomimi dhe roli i qytetarëve në nxitjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi”, me mbeshtetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizatat Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti i Studimeve Politike, janë duke organizuar një tur takimesh në disa qytete të vendit, kryesisht me të rinjtë, për të diskutuar mbi përfitimet e shoqërisë nga reformimi i sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, po diskutohet roli që duhet të luajnë qytetarët, për të nxitur vazhdiminë e procesit të reformimit të drejtësisë.
CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes:Vonesat për ngritjen e KLGJ dhe KLP po hyjnë në muajin e 20 dhe mungesa e një kalendari të qartë për ecurinë e procesit mund të rrezikojë seriozisht edhe negociatat për antarësimin e vendit në Bashkimin EvropianAfati për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë u parashikua në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016. Krijimi i këtyre dy organeve të rëndësishme për ecurinë e reformës në drejtësi duhej të përfundonte 8 muaj nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve, në muajin prill 2017, përfshirë procesin e rivlerësimit me përparësi për kandidatët gjyqtarë dhe prokurorë. Megjithë tejkalimin e këtyre afateve, krijimi i KLGJ dhe KLP mbetet ende një proces i…
Në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine , ekspertët e Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies zhvilluan takimin e radhës me studentë në Universitetin “Fan Noli” Korçë. Pjesëmarrës në takim ishte edhe rektori i Universitetit Prof. Ali Jashari. Studentët pjesëmarrës u njohën me elementët e reformës në drejtësi dhe institucionet e reja që krijohen, si dhe debatuan mbi vlerësimet dhe pritshmëritë e reformës. Një nga treguesit më të rëndësishëm të suksesit të një reforme është besimi publik dhe impakti në jetën institucionale dhe të shoqërisë, - vlerësim që studentët ndanë edhe për reformën në drejtësi. Ata ngritën problematika që lidhen…
Ashtu si në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, u nda në vendimin për shkarkimin, tani përfundimtar, të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. KPA vendosi me 4 vota në favor të shkarkimit, ndër të cilat, një nga gjykatëset dha mendim paralel, ndërsa relatorja e çështjes Ina Rama votoi kundër, dhe arsyetoi se Hoxha duhej të konfirmohej. Në ankim, gjykatësi i shkarkuar kërkoi prishjen e vendimit të KPK-së ndërsa thotë se “Komisioni nuk ka kuptuar qëllimin dhe rregullimin e jashtëzakonshëm të ligjit nr. 84/2016”.  Në ankimin e tij, subjekti i rivlerësimit “kundërshton standardin e arsyetimit të vendimit nga ana e Komisionit”, pretendon “cënimin e standardit për një proces të rregullt, shkeljen e parimit të…
Edhe pse procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka hyrë në muajin e tetë, akoma nuk ka një kalendar se kur do të ngrihen KLGJ dhe KLP, të cilat do t’i hapin rrugën fillimit të procesit të ngritjes së SPAK dhe Gjykatave të Posaçme. Gjatë muajit nëntor është risjellë në vëmendje rivlerësimi i kandidatëve të listës së përparësisë pasi 13 nga 29 vendimet e dhëna për kandidatët për në KLGJ dhe KLP janë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Tashmë që procesi i rivlerësimit ka hyrë në muajin e tetë, ecuria me ritëm më të shpejtë e dy proceseve të lidhura ngushtë me ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së është përcaktuese për zhvillimet e mëtejshme. Së pari, përshpejtimi…
Albanian Rule of Law Center , ne kuader te projektit “Qytetaret kunder Korrupsionit ne Drejtesi”, mundesuar nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine , zhvilloi me date 2 nentor 2018, ne ambjentet e Hotel International Vlore, tryezen me teme “Qytetari aktiv në luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe kushteve dhe mekanizmave të nevojshme për vendosjen e një bashkëpunimi midis qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese”. Te pranishem ne kete aktivitet ishin perfaqesues te drejtesise, policise, te qeverise vendore, studente te Universitetit Ismail Qemali dhe qytetare te rrethit Vlore. Ne kete takim u diskutua mbi reformen ne drejtesi, rritjen e perfshirjes se shoqerise ne luften kunder korrupsionit, rendesine e saj si dhe menyrat per te denoncuar cdo rast te bazuar qe implikon perfaqesues te drejtesise ne…
Prezantohen gjetjet paraprake të monitorimit të seancës dëgjimore të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për subjektin, Sokol Stojani. http://www.ahc.org.al/wp-content/…/2018/11/Fact_20Sheet.pdf…
Albanian Institute for International Studies, i mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, organizuan një diskutim të hapur me temë: KOSTOT DHE PËRFITIMET E QYTETARËVE SHQIPTARË NGA REFORMA NË DREJTËSITë Martën, më 30 tetor 2018, në orën 12.00 Gjatë këtij eventi, u prezantuan draft studimet mbi përfitimet e reformës në drejtësi dhe kostot e saj për qytetarët shqiptarë.