Tryeze e Rrumbullaket: “Monitorimi i Ecurisë së Procesit për Ngritjen e Strukturës së Posaçme dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, në kuadër të projektit “Forcimi i informimit dhe pjesmarrjes së publikut në zbatimin e reformës në drejtësi nëpërmjet monitorimit, vlerësimit dhe komunikimit të procesit të ngritjes dhe funksionimit të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, do të prezantojë e diskutojë Raportin I të Monitorimit. Prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit ka si qëllim të ofrojë një përshkrim sa më të qartë të proceseve ligjore për krijimin e Gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuardhe SPAK, si dhe të…
Albanian Rule of Law Center, në kuadër të projektit të saj “Qytetarët kundër Korrupsionit në Drejtësi”, projekt i financuar nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine , organizoi me datë 14 dhjetor 2018, ora 12.00, në Hotel “Koçibeli”, në Korçë, tryezen e rumbullaket me fokus “Qytetarin aktiv në luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe kushtet e mekanizmat e nevojshëm për vendosjen e një bashkëpunimi midis qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese”. Të pranishem në këtë aktivitet ishin Zv. Drejtori i Policise se Qarkut Korce, Zv. Kryetarja e Bashkise,perfaqesues të shoqërisë civile, gazetarë, studentë të universitetit “Fan S. Noli”. ARLC-ja, beson fortë në nevojën e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë, si një domosdoshmëri për të siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, profesional dhe…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i udhëhequr nga Ardian Hajrdari si kryesues, Luan Daci relator dhe gjyqtaret Albana Shtylla, Rezarta Schuez dhe Natasha Mulaj mbajti të mërkurën seancën dëgjimore, për ankimin e Komisionerit Publik kundër konfirmimit në detyrë të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Gjatë parashtrimit të mbrojtjes përpara Kolegjit, Dedja dhe avokati i tij Maksim Haxhia kundërshtuan ankimin dhe  akuzuan Komisionerin Publik, Darjel Sina se ishte në konflikt interesi, kishte përdorur standarde të dyfishte dhe ishte treguar dashakeq. “Zotëria është skualifikuar nga gara si kandidat për Gjykatën e Strasburgut në vitin 2016 dhe unë kam votuar kundër tij,” tha Dedja, pasi shpjegoi se kishte qenë pjesë e komisionit përzgjedhës të kandidaturave. Sina e kundërshtoi akuzën e gjyqtarit duke…
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhën në datat 11 dhe 12 Dhjetor 6 anëtarët gjyqtarë dhe 6 anëtarët prokurorë, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ndërkohë që anëtarët jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë u zgjodhën në shkurt të këtij viti, zgjedhja e anëtarëve gjyqtarë dhe prokurorë, finalizoi konstituimin e këtyre dy Këshillave, të cilët duhet të zhvillojnë mbledhjen e parë jo më vonë se 3 ditë nga data e zgjedhjes së të gjithë anëtarëve si dhe të zgjedhin Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin e tyre.Megjithëse krijimi i KLGJ dhe KLP është hapi më pozitiv dhe i nevojshëm për ti hapur rrugë emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve…
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në vazhdimësi ka ndarë gjetjet e monitorimit të seancave dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë subjekt i vettingut. Bashkëpunimi i publikut dhe transparenca e procesit karshi publikut është një nga komponentët më të rëndësishëm të vettingut. KShH ju fton të njiheni me skedën e monitorimit të vëzhguesve të KShH-së për subjektin Z. Besnik Cani, Prokuror në Prokurorinë e Elbasanit, kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Klikoni linkun më poshtë për të parë gjetjet paraprake.http://www.ahc.org.al/…/…/2018/12/Fact-Sheet_Besnik-Cani.pdfKy monitorim u realizua në kuadër të projektit nr.2 “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vettingut”– projekt i mbështetur financiarisht nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Shqipëri (OSFA) dhe zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Në çfarë faze është zbatimi i ligjeve të reformës në drejtësi? Pse janë vonuar dhe kush e ka vonuar procesin e krijimit të strukturave të reja të drejtësisë? Çfarë rëndësie ka reformimi i sitemit të drejtësisë për shoqërinë shqiptare, dhe jo vetëm për sistemin? Këto dhe tema të tjera u diskutuan në një takim të hapur me qytetarë në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të projektit “Informimi i qytetarëve dhe nxitja e rolit të tyre për të mbështetur reformimin e sistemit të drejtësisë”. Studentë, nxënës, dhe nëpunës morën pjesë në takim. Gazetarja Anila Hoxha, bëri një pasqyrë të asaj që është bërë deri tani me reformimin e sistemit, kryesisht procesin e vettingut, sa prokurorë e gjykatës janë përjashtuar nga sitemi.…
Reformimi i drejtësisë po përfaqësohet deri tani vetëm me vettingun. Organet e reja nuk janë krijuar dhe riorganizimi i krejt sistemit është ende larg në horizont. Ekspertët e drejtësisë thonë se do të duhej adaptuar një tjetër metodologji, që vetingut ti nënshtroheshin të parët kandidatët për në organet e reja, dhe ata që publikisht brenda sistemit tregohen me gisht si të korruptuar./Klan Plus
Edhe pas dy vitesh e gjysëm nga nisja e reformës në drejtësi, sistemi gjyqësor mbete në ngërç. Madje ende nuk janë konstituar institucionet e reja që do të jenë zemra e sistemit. Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë mbesin jashtë funksionit ndërsa Arta Marku prej 11 muajsh mbetet Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Politologu Afrim Krasniqi thotë së nga ky tranzicion i gjatë në sistemin e drejtësisë po përfitojnë njerëzit e drejtësisë së korruptuar. Afrim Krasniqi: "Një numër gjyqtarësh  dhe prokurorësh të korruptuar po përdorin periudhën kur nuk janë ende në veting për të marrë akte të korruptuar dhe për të zhvilluar një nivel ndoshta shumë të lartë korrupsioni se më parë. Në momentin kur atyre do i vijë radha për…
Qëndrimi i ndryshëm dhe jo i unifikuar i trupave gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sa i përket kryesisht vlerësimit të provave në kriterin e rivlerësimit të pasurisë së gjykatësve dhe prokurorëve, ishte ndër gjetjet kryesore të një raporti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit të publikuar të martën. Raporti ngre dyshime për standarde të dyfishta. Megjithatë ekspertët e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit (KShH), e kanë shmangur daljen në konkluzione sa i përket kësaj pike duke nguruar ti cilësojnë arysetimet e ndryshme si standard të dyfishtë. “Edhe në këtë drejtim, duke qenë se çështjet konkrete kanë specifikat dhe karakteristikat e tyre individuale, si dhe për shkak se vëzhgues të ndryshëm kanë analizuar vendime të ndryshme, është e vështirë të arrihet…
“Top Talk” është ndalur këtë të premte te Reforma në Drejtësi. Së fundi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti i Studimeve Politike kanë përpiluar një raport, i cili vëren se vettingu për prokurorët dhe gjyqtarët ka probleme të dukshme me standardet e skualifikimit. Ligji parashikon tri kritere për të qenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë; pasurinë e justifikuar, integritetin personal dhe aftësitë profesionale. Por, këto 3 kritere me sa duket nuk po zbatohen njëlloj për të gjithë subjektet e rivlerësimit. Pikërisht për të folur mbi këtë raport dhe konkluzionet e tij, e ftuar në studion e emisionit të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, znj. Erida Skëndaj. Raporti i hartuar prej KSHH-së duket se…