Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në vazhdimësi ka ndarë gjetjet e monitorimit të seancave dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë subjekt i vettingut. Bashkëpunimi i publikut dhe transparenca e procesit karshi publikut është një nga komponentët më të rëndësishëm të vettingut. KShH ju fton të njiheni me skedën e monitorimit të vëzhguesve të KShH-së për subjektin Z. Adrian Shega, Ish-këshilltar ligjor, në Gjykatën e Lartë/ Kandidat për magjistrat. Klikoni linkun më poshtë për të parë gjetjet paraprake. http://www.ahc.org.al/wp-content/uploads/2019/01/Fact-Sheet_Adrian-Shega.pdf  Ky monitorim u realizua në kuadër të projektit nr.2 “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vettingut”– projekt i mbështetur financiarisht nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Shqipëri (OSFA) dhe zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Gentian Jahjolli, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë u përball të martën në seancë dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku u prezantuan gjetjet për të tre kriteret e vetingut. Trupa gjyqësore kryesohej nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Pamela Qirko. Gentian Jahjolli është bërë subjekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2011, pas emërimit si drejtor i marrëveshjeve në Ministrinë e Brendshme. Më parë, Jahjolli ka punuar edhe si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë. Në mars të vitit 2014, ai është emëruar ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, detyrë të cilën e kryen edhe sot. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në një universitet privat si dhe ka kryer doktoraturën në universitetin La Sapienza në…
Merkure, 09 Janar 2019 15:04

CSDG - SPAK info nr.1

Konstitutimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), shënon fillimin e një faze më të avancuar të procesit të ngritjes së Gjykatave dhe Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndër hapat e parë që dy Këshillat duhet të marrin janë emërimi i gjyqtarëve në Gjykatat e Posaçme dhe prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme. Sipas parashikimeve ligjore këto procese duhet të realizohen brenda dy muajve. Megjithatë, kalimi i procesit të rivlerësimit dhe kufizimi i lirisë pesonale për gjyqtarët dhe prokurorët përbëjnë një nga sfidat në drejtim të respektimit të afateve ligjore të përcaktuara për ngritjen e Gjykatave të Posaçme dhe SPAK. SPAK Info synon të informojë mbi zhvillimet periodike dhe hapat e…
Reforma në Drejtësi “thërret” sërish dialogun politik KLP dhe KLGJ janë krijuar. Të gjithë presin zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm për ta çliruar institucionin nga “përkohshmëria”. Por institucionet e reja janë në ngërç në marrëdhëniet mes tyre, pasi është Gjykata Kushtetuese që është shkrirë dhe nevojiten vendime të saj për të çliruar disa kompetenca të këtyre organeve. Ekspertët tharrësin sërish për ndihmë “dialogun” politik për të miratuar ligje që do të bënin të mundur zgjidhjen e ngërcit. Dosjeri televiziv i mëposhtëm është një skaner i qartë i asaj që po ndodh aktualisht me Reformën në Drejtësi dhe nevojat që duhen adresuar. Projekti “Qytetarët për Drejtësi”, është një përpjekje për të informuar qytetarët për hapat dhe problemet me të cilat ndeshet…
Kuvendi organizoi hedhjen e shortit për KED më 7 dhjetor 2018. Dy kandidaturat e Gjykatës Kushtetuese ishin problematike, - një kandidat në proces vettingu në Kolegjin e Apelimit (u shkarkua një javë më pas), dhe kandidatura e dytë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese me mandat të përfunduar dhe njëherësh kandidate për një post tjetër të lartë, kryetare në KLSH. Nga Gjykata e Lartë gjithashtu pati një të zgjedhur, njëherësh edhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese dhe një zëvendësues, njëherësh kandidat tashmë i zgjedhur në KLGJ. Nga Prokuroria e Përgjithshme pati vetëm një kandidat, pa zëvendësim, Prokuroria aktuale e Përgjithshme. E njëjta situatë u paraqit edhe nga prokurorët e apelit, me vetëm një kandidat dhe pa zëvendësues. Pjesa më e madhe e…
Referuar të dhënave të komisionerëve (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit – KPK) rezulton se në vendimmarrjet e vitit 2018, komisionerët kanë pasur raporte të ndryshme vendimmarrëse midis rasteve të konfirmimit dhe të shkarkimit nga funksioni. Kuotat e konfirmimit në detyrë variojnë nga 50% në 64% të rasteve për secilin komisioner, kurse kuotat e shkarkimit nga funksioni variojnë nga 36% në 65% për listën e komisionerëve. Në total përqindja e vlerësimeve pozitive dhe negative për subjektet e rivlerësimit ka diferencë 10% në favor të vendimmarrjeve konfirmuese, 55% me 45%. Lidhur me vendimmarrjen e secilit komisioner, rezulton se dy komisionerë nuk kanë diferencë në vlerësimet për konfirmim ose shkarkim, (Bekteshi dhe Sanxhaktari). Diferencën më të lartë e ka komisionerja Çiftja me 30%…
Gjithçka mbi reformën në drejtësi gjatë 2018, vettingu, ligjet, vendimet, institucionet e reja, cilësia e KPK-së dhe bilanci i komisionerëve, ankimimet dhe roli i KPA, përgjegjësitë e Kuvendit dhe qeverisë, partive dhe publikut, - raporti më i ri i ISP mund të lexohet/shkarkohet duke klikuar këtu.
Merkure, 26 Dhjetor 2018 14:16

ISP: Rezultatet e Vettingut 2018

Viti i parë i vettingut: - nga 77 subjekte të rivlerësimit (duke hequr nga lista ata që kanë dhënë dorëheqje) rezulton se 35 ose 45% e tyre janë shkarkuar, 42 ose 55% e tyre janë konfirmuar në detyrë. Prej 42 rasteve të konfirmimit, 13 subjekte ose 31% e numrit janë ankimuar nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Apelimit, 29 subjekte ose 69% e tyre nuk janë ankimuar. Asnjë rast shkarkimi nga KPK nuk është ankimuar nga KP dhe se vetëm 5 nga 13 rastet e animimit kanë qenë rekomandime të ONM. Për secilën nga kategoritë ka pasur e ka debate, - nëse hetimi e gjykimi kanë qenë me të njëjtat standarde, nëse duheshin ankimuar edhe raste të tjera të subjekteve…
Tre denoncime nga qytetarët vendosën në vështirësi drejtuesen e Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Pavarësisht se verifikimi i pasurisë dhe i pastërtisë së figurës rezultuan pa probleme, ankesat e qytetarëve kanë ngritur pikëpyetje mbi aftësitë profesionale të prokurores Goxhi. Në çeljen e seancës dëgjimore, relatorja e çështjes, Suela Zhegu bëri me dije se rivlerësimi i prokurores Eloida Goxhi është kryer për të tre kriteret: atë të deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit. Lidhur me deklarimin e pasurisë,  Zhegu tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, ka depozituar një raport pozitiv për subjektin. Komisioni e ka bazuar…