Studentët e fakulteteve juridike janë edhe përfituesit kryesorë të reformës në drejtësi. Sistemi i ri i drejtësisë, nëse do të funksionojë siç edhe është premtuar, do të kërkojë prurje të reja, profesionalistë të rinj, juristë që e bazojnë karrierën e tyre tek dija dhe aftësia dhe jo tek mbështetja politike. Anketimet me studentët dhe stafet akademike të disa universiteteve publike dhe private kanë treguar se 73% e tyre janë të painformuar sa duhet për reformën dhe institucionet e reja që ajo krijon. Kjo është edhe një arsye më shumë që Instituti i Studimeve Politike ka vijuar aktivitetet me studentët e fakulteteve juridike në disa universitete publike dhe private, për të debatuar mbi reformën në drejtësi, progresin e deritanishëm, pritshmëritë dhe…
- Sa është numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar shkallën e parë të vettingut?- Sa është numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen?- Sa është numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të vazhdojnë detyrën? - Sa është numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar?- Cili ka qenë shkaku kryesor i shkarkimeve?- Si janë vlerësuar nga KPK anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë?- Sa prej subjekteve kanë ushtruar të drejtën e ankimimit?- Si është vlerësuar vendimarrja e KPK-së nga ana KPA? https://my.visme.co/projects/q6rpg3y9-te-dhena-statistikore-mbi-ecurine-e-vettingut-per-periudhen-1-shkurt-2018-31-janar-2019-2#.XGVuaqIcXdY.facebook  
Ndonëse priti për 14 muaj procesin e rivlerësimit dhe realizoi me Inspektoriatin e KLD-së vlerësimin profesional për rreth 400 gjyqtarë të listuar për procesin e Vetingut, Kryeinspektorja në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Znj. Marsida Xhaferllari, nuk arriti të njihet me vendimin përfundimtar ndaj saj. Znj. Xhaferllarit, ka shpallur kandidaturën për dy poste të rëndësishme, siç është ai i Inspektores së Lartë të Drejtësisë, si edhe anëtares në Gjykatën Kushtetuese. Ky është rasti i parë, që kur ka nisur procesi i Vetingut, që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nuk jep një vendim përfundimtar ndaj subjektit, pavarësisht hetimit të thelluar në të tre kriteret si dhe zhvillimit të seancës dëgjimore me subjektin e vettingut. Sipas trupit gjykues Znj. Xhaferllari e ka…
Rëndësia e arritjes së objektivave strategjikë të reformës përkundrejt sfidave të procesit: Fillimi i procedurave për ngritjen e Gjykatave të Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme një nga tre shtyllat kryesore të reformës. Me konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) filluan procedurat respektive në drejtim të emërimit të përkohshëm të gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda dhe kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme.Këto procese ende nuk kanë përfunduar dhe konfirmimi në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjyqtarëve dhe prokurorë është një hap i rëndësishëm i procesit, zbatimi me sukses i të cilit do të shmangte vonesat në ngritjen e këtyre institucioneve. Megjithatë, procesi i ngritjes së Gjykatave kundër…
Marte, 05 Shkurt 2019 11:28

CSDG: SPAK Info Nr.3 – Shkurt 2019

Muaji shkurt është afati i fundit ligjor për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (KKKO), brenda të cilit duhet të përfundojë emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda si edhe të fillojë ushtrimi i kompetencave të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithëse procedurat për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme KKKO kanë filluar nga KLGJ që në fund të muajit dhjetor 2018, dhe pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka filluar procedurat e rivlerësimit për të gjithë gjyqtarët e Gjykatave  të Krimeve të Rënda, ende nuk ka një vendim apo prononcim zyrtar…
NGA AFRIM KRASNIQI Reforma në drejtësi (zyrtarisht) vijon të jetë krye-tema për zhvillimet në Shqipëri dhe për Shqipërinë. Procesi krijoi pritshmëri të mëdha dhe u lexua si revolucion i dytë më të rëndësishëm pas viteve ’90. Reforma ndryshon tërësisht strukturën e vjetër të sistemit të drejtësisë, ri-shpërndan kompetenca dhe përgjegjësi, ndryshon sistemin e emërimit dhe të kontrollit, por mbi të gjitha, ka në thelbin e saj mekanizmin e vetingut, - unik për nga përmasat, thellësia, baza ligjore e kushtetuese dhe praktika. A do jetë reformë e suksesshme? A do të përmbushë pritshmëritë? A kemi dakordësi mbi vendimmarrjet e deritanishme? A po shohim që të korruptuarit dhe të paaftët po largohen nga sistemi? A po e ndikon politika vettingun? Cilat do…
Merkure, 23 Janar 2019 15:41

CSDG: SPAK Info nr.2

Megjithëse Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi nisjen e procedurave për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ky proces nuk ka përfunduar ende. Ndërkohë deri tani KPK ka përfunduar procesin e rivlerësimit për vetëm dy gjyqtarë të Gjykatave të Krimeve të Rënda. Emërimi i gjyqtarëve në Gjykatat e Posaçme duhet të përfundojë brenda 2 muajve nga krijimi i KLGJ-së, që do të thotë se ky proces duhet të ndodhë brenda muajit shkurt, kohë në të cilën duhet të fillojë edhe ushtrimi i kompetencave të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ende në proces është edhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme. Megjithëse mbeten…
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Prelën është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar. Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin…
Eksperti ligjor i ISP prof. Ervin Karamuco ne Vizion Plus mbi reformen ne drejtesi dhe gjetjet kryesore te monitorimit nga ISP. Reforma ne drejtesi nuk eshte vetem vettingu por shume me e gjere sesa kaq. Vettingu duhet te jete vetem fillimi. Raporti me te i aktoreve kryesore politike eshte me shume perfitues e abuzues sesa konstruktiv