Shtyhet seanca e 11-të, për marrjen e vulës apostile për disa dokumente në Itali Ka arritur në 11 numri i seancave të zhvilluara në Kolegjin e posaçëm të Apelimit (KPA), ndaj subjektit Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Z. Islamaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim ky që u apelua nga Komisioneri Publik në KPA. Hedhja e shortit për caktimin e trupit gjykues në KPA, daton 8 muaj më parë, përkatësisht në datën 23.07.2018, ndërsa seanca e parë është mbajtur me 12 nëntor të vitit të shkuar. Që nga ajo ditë ka pasur shtyrje të njëpasnjëshme, kryesisht për t’i dhënë kohë subjektit që të paraqesë dokumentat që justifikojnë shpenzimet e udhëtimeve të tij jashtë…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sërish për shtyrjen e seancës me subjekt të rivlerësimit Znj. Alma Brati Të hënën datë 25 Mars 2019, u zhvillua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca gjyqësore e Znj Alma Brati, Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Kryetarja e trupit gjykues në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) në çelje të seancës referoi vendimet e ndërmjetme të marra në seancën e kaluar. Më pas, seanca vijoi me vënien në dispozicion të 2 kopjeve të rezultateve të analizës financiare të kryer nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë KPA-së, për palët (subjektin e rivlerësimit dhe për komisionerin publik). Komisioneri Publik pas marrjes së materialit kërkoi shpjegime nga trupi gjykues mbi metodologjinë e përdorur dhe arritjen…
Shumica e të rinjve që morën pjesë në takimin informues për reformën në drejtësi në bibliotekën e qytetit të Beratit, kur u pyetën nëse kanë në plan të largohen nga Shqipëria kur të mbarojnë shkollën, ngritën dorën për të thënë “po”. Ata thanë se nuk shikojnë përspektivë në vendin e tyre dhe nuk kanë shpresë. Mungesa e drejtësisë ka qenë një nga kontribuesit e mëdhenj në vrasjen e shpresës së të rinjve. Drejtuesi i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, Mentor Kikia, tha se është pikërisht një sistem drejtësie i mangut, i paaftë apo i korruptuar, që ka kontribuar në një luftë jo efikase ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit. Ajo që ka dalë në sipërfaqe deri tani, nga procesi i vetingut,…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli të enjten listën e kandidatëve për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion i ri i krijuar nga reforma kushtetuese, i cili ende nuk është ngritur. Lista me 13 kandidatë mbizotërohet nga persona me poste në qeveri apo pranë saj, avokatë, kandidatë që kanë mbajtur detyra në qeverinë e djathtë dhe disa kandidatë nga shoqëria civile. “Në përfundimit të afatit të caktuar të shpalljes “Për hapjen e Procedurës së Aplikimit në Pozicionin Vakant Inspektor i Lartë i Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, bën publike listën e kandidatëve”, thuhet në njoftimin për shtyp të KED. KED do duhet pas…
Një duzinë raportesh të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, të cilat hedhin dritë mbi kompromentimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve u mënjanuan nga debati gjyqësor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit-praktikë kjo e kritikuar nga ekspertë dhe monitorues të procesit të vetingut në Shqipëri. Raportet reflektojnë informacione të agjencive të inteligjencës për raste të dyshuara korruptive apo kontakte të papërshtatshme me personazhe të krimit të organizuar, por mbetën jashtë procesit për shkak të vendimeve të KPK-së për t’i mbyllur hetimet kryesisht mbi kriterin e pasurisë. Në shtator 2018 dhe janar 2019, DSIK deklasifikoi pjesërisht ose plotësisht dhjetra raporte të subjekteve të rivlerësimit, mes të cilave edhe vlerësime të “pastërtisë së figurës” për gjyqtarë dhe prokurorë që…
Rezultatet e deritanishme të procesit të vettingut, sipas përfaqësuesit të Vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit janë: 111 çështje të shqyrtuara në shkallë të parë, 18 prej tyre janë në fazën e shqyrtimit të tyre në apel; 48 vendime të konfirmimit në detyrë; 46 vendime shkarkimi (gati gjysma) dhe 17 raste dorëheqjesh të gjyqtarëve dhe prokurorëve; Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të kishte 9 anëtarë, ka vetëm një anëtar në detyrë të konfirmuar, ndërkohë që 8 janë shkarkuar (ose larguar); Gjykata e Lartë që duhet të kishte 18 anëtarë, ka vetëm 3 anëtarë të konfirmuar në detyrë, ndërkohë që pjesa tjetër janë shkarkuar (larguar). https://www.europarl.europa.eu/ep-live/en/committees/video?event=20190318-1500-COMMITTEE-AFET-LIBE&fbclid=IwAR0YZySDGJuS9cOSPGNqVClZr63IQGCIbIEpCAnb5r4QYrYaLiYiyeOM34g 
Çfarë ndodh me vendimet e marra nga KLP me votat e anëtarit/anëtarëve që janë shkarkuar ose mund të shkarkohen gjatë rrugës nga KPA? Përgjigjia juridike është e thjeshtë: vendimet janë legjitime dhe mbeten në fuqi. Por ne e dimë se demokracia nuk është vetëm procedurë, është edhe besim, integritet dhe legjitimitet, - tri cilësi që në rastin konkret nuk merren sa duhet në konsideratë. Po sikur të rezultojnë që disa vendime janë marrë me shumicë votash dhe përcaktuese në votim janë pikërisht anëtari/anëtarët e shkarkuar nga KPA? A do të prodhojë kjo situatë krizë besimi dhe legjitimiteti? A do të jetë kjo bazë ligjore për ankimim të suksesshëm në Gjykatën Kushtetuese (nëse do kemi) ose në Gjykatën e Strasburgut? Shenimi…
Monitorimi i seancave dëgjimore për Znj. Antoneta SevdariGjetjet kryesore të monitorimit të procesit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit Në datën 28 Shkurt 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e ligjit të vettingut, Znj. Antoneta Sevdari, Prokurore e Tiranës dhe Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Më herët, Znj. Sevdari ishte konfirmuar nga institucioni i shkallës së parë së vettingut, përkatësisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit monitoruan seancat dëgjimore të zhvilluara në KPA për këtë subjekt. Në seancën dëgjimorë të datës 18 Shkurt 2019, relatori i çështjes i drejtoi disa pyetje Znj. Sevdari se përse shumën prej 12 mije Euro që buronte…
Marte, 05 Mars 2019 11:11

CSDG: SPAK Info nr.5 – Mars 2019

Me mbylljen e afatit të dytë në 21 Shkurt për aplikimin e kandidatëve prokurorë në Prokurorinë e Posaçme (PP), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) përfundoi hartimin e rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, e cila përcakton metodologjinë e plotë për vlerësimin e kandidatëve dhe përzgjedhjen e tyre. Rregullorja për ngritjen në detyrë të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme do të shërbejë si një rregullore tranzitore dhe parashikon ngritjen dhe funksionimin e një Komisioni të Posaçëm të përbërë nga 5 anëtarë, i cili do të ketë të drejtën ti propozojë KLP-së emrat e kandidatëve, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në rregullore. Ndër kriteret kryesore…
Merkure, 27 Shkurt 2019 15:56

CSDG: Spak Info nr.4

Në datën 21 Shkurt përfundoi afati i dytë i vendosur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) për aplikimin e kandidatëve prokurorë në Prokurorinë e Posaçme (PP). 27 kandidatë shprehën interes për të qenë pjesë e strukturës më të rëndësishme të hetimit për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pjesa më e madhe e kandidatëve janë prokurorë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe gjatë fazës së dytë të aplikimeve, kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme edhe ish-prokurorë, të cilët ushtrojnë aktualisht detyra të tjera jashtë sistemit të prokurorisë. Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë vetëm 5 nga 27 prokurorët kandidatë në PP, ndërkohë që kanë filluar procedurat…