Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) zgjidhen me short nga rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj të cilëve nuk ka ndonjë masë disiplinore në fuqi. Shorti organizohet nga Presidenti i Republikës me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit. Anëtarët e KED qëndrojnë në detyrë për një vit, nga data 1 janar deri në datën 31 dhjetor të çdo viti kalendarik.