ILD është organ administrativ individual. Në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të tij ILD ndihmohet nga inspektorët. Jo më pak se gjysma e inspektorëve janë gjyqtarë ose prokurorë të komanduar / deleguar pranë ILD-së nga këshillat përkatës (KLGJ dhe KLP) për një periudhë 5 vjeçare. Pjesa tjetër e inspektorëve janë juristë me jo më pak se 15 vjet përvojë pune të cilët përzgjidhen në mënyrë konkurruese e transparente nga vetë ILD.