1. Çdo person fizik a juridik mund të ankohet në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë lidhur me shkeljet disiplinore ose etike të gjyqtarëve dhe prokurorëve; 2. Çdo person fizik a juridik mund të kërkojë nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë informacione në lidhje me kompetencat / përgjegjësitë e tij të treguara më lart në bazë të ligjit për të drejtën e informimit mbi dokumentat zyrtare; 3. Çdo person fizik a juridik mund të bashkëpunojë me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke i vënë në dispozicion asaj informacione, dokumente, dëshmi me gojë ose me shkrim mbi çdo çështje që lidhet me verifikimin e ankesave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, hetimin e shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve ose inspektimin e punës së gjykatës apo prokurorisë; 4. Çdo person fizik a juridik mund të kërkojë shfuqizimin e urdhërave të përgjithshëm të ILD në Gjykatën Administrative të Apelit.